Maqedoni, tre vite nga “e hëna e zezë” (Video)

Sot mbushen tre vite nga e ashtuquajtura “e hëna e zezë”, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga salla e kuvendit, me qëllim që deputetët e shumicës të sjellin buxhetin për vitin 2013-të.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin  betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri tek përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button