Në “errësirë” nesër një pjesë e Shkupit

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 10:30 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Boris Trajkovski”, te pompa e benzinës së Lukoil, në komunën e Kisela Vodës.

Nga ora 8:30 e deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Ratko Mitroviq” numrat 3, 5, 7, rruga “Gernika” numrat 4, 6, 8 dhe 10 në lagjen Draçevë, komuna e Kisela Vodës.

Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 14:30 do të mbetet një pjesë fshatit Studeniçan te “Rolo Okov”, ferma “Drislla” dhe deponia “Drislla” në komunën e Studeniçanit.

Një pjesë e shfrytëzuesve të Novo Sellës, rruga 100 në komunën e Gjorçe Petrovit do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:00 e deri në orën 15:00.

Pa energji elektrike nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të jetë një pjesë e fshatit Saraj, një pjesë e rrugës së vjetër Shkup-Tetovë, fshati Gllumovë dhe Restoran “Korabi”.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button