Poposki para deputetëve do të referojë rreth çështjeve nga politika e jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Popovski, sot do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme mbi çështjet aktuale të politikës së jashtme.

Në rend dite të këtij Komisioni, është edhe ratifikimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit dhe të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës. Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë edhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sporte, Këshilli Kombëtar për eurointegrime dhe Komisioni ligjdhënës juridik. Këshilli Kombëtar për eurointegrime organizon debat publik me temën “Prioritetet për reforma urgjente për Republikën e Maqedonisë” të Komisionit Evropian nga qershori i vitit 2015.

Në rend dite të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport janë Propozim ligjet për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë. Seancë me disa pika në rend dite do të mbajë edhe Komisioni Ligjdhënës juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button