OSBE paralajmëron: Nuk ka kohë për zgjedhje të demokratike!

“Janë të nevojshme ndryshime thelbësore të ligjeve lidhur me sistemin zgjedhor për votimin e diasporës, formatin dhe kompetencat e KSHZ-së, njoftimin e mediumeve, rregullat për financimin e fushatave zgjedhore, zgjidhjen e parregullsive zgjedhore dhe garancive për mbrojtjen e votuesve nga trysnia si dhe keqpërdorimin e mjeteve”, potencojnë nga OSBE, në raportin e mbikëqyrjes që e kanë bërë në muajin e kaluar, njofton Vest, transmeton Portalb.

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) e OSBE-së, shton se koha e shkurtë dhe e ngjeshur për përgatitjen e zgjedhjeve do të ndikojë në aftësinë e pjesëmarrësve të zgjedhjeve që t’i kryejnë detyrat që kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinos.

“Disa bashkëbisedues kanë shprehur shqetësim se nuk ka mjaft konsultime në procesin dhe se koha e shkurtër para zgjedhjeve mundet që të ndikojë negativisht në mënyrën në të cilën pjesëmarrësit në këto zgjedhje do të munden t’i interpretojnë dispozitat e reja dhe aftësitë, për t’i kryer në mënyrë efektive funksionet e tyre”, qëndron në raportin OSBE/ODIHR, pas zbatimit të mbikëqyrjes në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të prillit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button