Zaev: Do të paraqitem para Komisionit Anketues pasi Gruevski të dëshmojë publikisht

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për “Top- Tema” në televizionin Telma tha se do të paraqitet para Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve pasi kryeministri publikisht të dëshmojë.

Lidhur me letërnjoftimet e falsifikuara, Zaev rikujtoi se ato janë nxjerrë nga viti 2009 deri 2014 dhe shtoi se hetimi duhet të tregojë qëllimin e nxjerrjes së dokumenteve. Ai konfirmoi se fotografia me të dyshuarin për falsifikim është bërë në zyren e tij partiake, por shtoi se edhe Gruevski është person i dyshuar, por edhe me të ulet dhe bisedon.

Lideri i LSDM-së theksoi se materialet që i posedon do të dorëzohen te Prokuroria publike kur do të përmbushen kushtet për ruajtjen e tyre të sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button