Përmbajtje me paramendim që të sulmojë

[Recension: Gragjanite.mk edhe një manipulim përtokë i Sorosit]

Në rubrikë “Lajme”, në nënkategorinë “Maqedonia”, është publikuar një përmbajtje mediatike e cila është koment i pastër dhe tekst i anshëm politik, i cili nuk ka lidhje me asnjë kriter që duhet ta ketë ndonjë përmbajtje gazetareske që duhet të jetë lajm.

Nga kjo, në një pjesë, është i nxitur edhe reagimi i lexuesit të Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM). Ai na e propozoi për recension këtë grumbull komentesh dhe kompilim të të gjitha shpifjeve tashmë të njohura ndaj personave nga jeta publike, si dhe organizatave qytetare.

12212015-Puls24-GragjaniteMLinku deri te artikulli origjinal: Gragjanite.mk edhe një manipulim përtokë i Sorosit

Data dhe koha e publikimit: 29.11.2015

Data e recensionit: 21.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

GRUMBULL KOMENTESH DHE SHPIFJESH

Në fakt, edhe nuk ka shumë për t’u recensuar, për shkak se ky publikim nuk ka përmbajtje. Bëhet fjalë për sulm me paramendim ndaj një iniciative të re qytetare, e cila, në mes tjerash, vepon edhe në internet nëpërmjet portalit gragjanite.mk.

Procedura është kjo: zgjidhet caku te i cili duhet të “gjuhet” dhe, në qoftë se, nuk ka “municion” adekuat dhe të freskët, përgatitet sa më shumë që është e mundur nga “mëkatet” e konstruktuara më parë për kundërshtarët politikë dhe sulmohet.

Më falni, mirëpo kjo nuk është gazetari. Dhe të kuptohemi: nuk japim as pesë para për atë se a do ta pranojnë këtë konstatim ata që qëndrojnë prapa “përmbajtjes” mediatike që e recensojmë. Ky recension para që gjithash u dedikohet qytetarëve që të dijnë të dallojmë se çka është, e çka nuk është, përmbajtje që i plotëson standardet profesionale të gazetarisë.

Kjo përmbajtje nuk takohet me këto standarde në asnjë pikë të konstruksionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button