“Ne, qytetarët meritojmë më mirë!” del gazeta shqipe në Maqedoni

“Ja pse MERITOJMË MË MIRË, Shkup!”, quhet gazeta të cilën iniciativa qytetare “Meritojmë më mirë!” e publikuan sot. Ky është edicioni i dytë i gazetës dhe edicioni i parë në gjuhën shqipe të cilin siç thonë nga iniciativa qytetare se mund ta gjeni në pikat më frekuentuese të Shkupit, nëpër sheshet, tregjet, shëtitoret dhe para qendrave tregtare, nga 22 deri më 31 dhjetor. Përmes kësaj gazete qytetarët ngrejnë zërin që vitin e ardhshëm të kenë një Shkup më të mirë!

Versionin onlajn të gazetës mund ta shkarkoni këtu.

Në këtë gazetë janë të përfshira disa probleme të cilat i mundojnë qytetarët e qytetit të Shkupit.

“Meritojmë që në Shkup të frymojmë ajër që na zgjat e jo ajër që na shkurton jetën dhe na helmon. Meritojmë komunikacion rrugor ku siguria është e garantuar për të gjithë ne, e jo rrugë dhe trotuare ku mund të humbësh jetën. Meritojmë pushtet më të mirë dhe të përgjegjshëm, i cili nuk do të harxhojë për çokollatë, kur s’kemi as bukë për të ngrënë.” – thuhet në publikimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button