Ja pse duhet të pastroni grimin para gjumit

Të gjitha vajzat e kanë provuar të flenë pa pastruar më përpara grimin. Mona Gohara, profesor i dermatologjisë në Yale, thotë se lëkura përdor gjumin si një mundësi për t’u rigjeneruar dhe produktet kozmetike e vëshirësojnë këtë proces, duke bllokuar poret dhe njëkohësisht duke u bërë shkaktarë për shfaqjen e akneve në lëkurë.

Nëse ky proces ndodh në ndonjë rast të rrallë nuk përbën problem, por nëse kthehet në zakon atëherë lëkura mund të ketë shumë probleme.

Gohara rekomandon të pastroni mirë fytyrën para dhe pas gjumit nëse doni të eliminoni aknet bezdisëse që shpesh shfaqen nga mungesa e kujdesit që tregoni ndaj lëkurës tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button