Avionët rus sulmojnë tregun, 35 të vdekur

Në një sulm të ndërmarrë nga avionët luftarakë të Rusisë ndaj një tregu në rajonin Bzine, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin Guta lindore të Damaskut, theksohet se 35 persona e kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që i ka marrë gazetari i AA-së nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajonin Bzine mësohet se avionët luftarakë rusë kanë sulmuar tregun në këtë zonë i cili ndodhet në kontrollin e opozitarëve në rajonin Guta lindore të Damaskut.

Autoritetet theksuan se gjatë sulmit 35 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë gra dhe fëmijë si dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, të cilët më pas janë dërguar në spitalet e improvizuara me çadra të ngritura në rajon.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator njoftoi nisjen e sulmeve ajrore në territorin e Sirisë në kuadër të luftës kundër DAESH-it. Por avionët rusë në të shumtën e rasteve si objektiv kanë bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në Homs, Hama, Idlib dhe Halep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button