LSDM kërkon hetimin e Jankullovskës

LSDM ka ngritur iniciativë deri në komisioni  anti-korrupsion kundër ministres Gordana Jankullovska.

Arsyeja për këtë kërkesë, është pretendimi i LSDM-së për mosplotësimin e deklaratës së pasurisë me pronën e re që Jankullovska ka fituar vitet e fundit.  

Sipas opozitës, në bazë të ligjit për parandalimin e korrupsionit,  çdo funksionarë ka obligim që në afat prej 30 ditësh të paraqes çdo ndryshim  të pronës. 

“Nga lista anketuese e Gordana Jankullovskës duket qarët se ekziston dallim mes pronës që është regjistruar aty, nga prona e regjistruar në fletë pronësi dhe flet pronësinë e bashkëshortit të saj. Kjo tregon se Gordana Jnakullovska nuk ka vepruar sipas përcaktimeve ligjore për parandalim të korrupsionit  pasi nuk ka paraqitur rritjen e pronës. Presim që Komisioni anti-korrupsion do të ngrit iniciativë për procedurë adekuate kundër Gordana Jankullovskës”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Nga LSDM po ashtu kërkojnë edhe ngritjen e procedurës  për kundërvajtje ndaj Jankullovkës për shkak të mos ndryshimit të adresës në letërnjoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button