Fshehja e të dhënave për një të vërtetë tjetër

[Recension: Fjalë e pavlerë, Zaevi nuk e përmbushi premtimin e tij për dorëzimin e materialeve]

Теksti është i njëanshëm dhe komentues. Në të prezantohen informata bajate, kurse në interes të shtrembërimit të situatës reale anashkalohen të dhënat më të reja për ngjarjen, të cilat, janë kyçe që lexuesi të formojë një pasqyrë të plotë. Artikulli me të dhënat e formuluara në këtë mënyrë, përpiqet ta promovojë qëndrimin e partisë në pushtet.

Збор-како-ѓон-Заев-не-си-го-испочитува-своето-ветување-за-предавање-на-материјалите-Kurir.mk_Linku deri te artikulli origjinal: Fjalë e pavlerë, Zaevi nuk e përmbushi premtimin e tij për dorëzimin e materialeve

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2015, 13:41

Data e recensionit: 18.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

HESHTJA

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për të kushedi satën herë e shkeli fjalën e dhënë,  e poashtu nuk e respektoi as ligjin. Periudhën e kaluar, Zaevi vazhdimisht e demanton vetëveten dhe vetë kapet në gënjeshtrat e vete. Mu për këtë arsye, në deklaratat e Zaevit rrallë kush beson, për shkak se njeriu i cioi pretendon të bëhet kryeministër nuk i respekton premtimet e veta.”

Teksti fokusohet në dorëzimin e materialeve të përgjuara dhe në afatet. Në të është futur një fragment nga deklarata e Zaevit, e dhënë në fillim të shtatorit, për zgjedhjen e prokurores speciale dhe për dorëzimin e materialeve. Megjithatë, në tekst nuk theksohet deklarata e djeshme e zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, i cili njoftoi se:

“materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve janë të natyrës jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të besueshme dhe me qëllim që të sigurohet mbrojtja e tyre maksimale, nuk do ta bëjmë dorëzimin e tyre derisa të mos sigurohen kushte që materialet të sigurohen në mënyrë adekuate dhe maksimale.”

Artikulli nuk ofron informata të reja, e as për nga struktura e tij nuk paraqet lajm që duhet t’i informojë lexuesit. Ai, nëpërmjet komentimit dhe anashkalimit të të dhënave, shërben për shtrembërimin e të vërtetës, diskreditimin dhe atakimin e liderit të partisë opozitare.

Transmetimi i këtillë i pjesshëm i të dhënave është në kundërshtim me standardet gazetareske, sipas të cilave, gazetari është i obliguar që lexuesit t’ia prezantojë të gjitha faktet dhe informatat në mënyrë të paanshme, pa mbajtur anën e ndonjërës palë. Pastaj, lexuesi vetë duhet ta vlerësojë situatën nga të gjitha informatat që i ka në dispozicion.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button