Moti sot në Maqedoni, “zyrtarisht” në dimër

Sot fillon edhe “zyrtarisht” dimri, ndërkaq do të zgjasë deri më 17 mars të vitit 2016. Dita prej sot do të fillojë të zgjatet, ndërkaq nata do të shkurtohet, njofton Portalb.

Pas një dite me nivel më të lartë të mjegullave, sot pritet që relativisht të ulet niveli i mjegullave, ndërkaq temperaturat të ngriten dhe moti të jetë më i kthjellët, madje në vende-vende të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Në vendet më të larta malore temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -4 deri më -1 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës do të arrijnë deri më 13 gradë celsius, njofton Portalb.

Në mbarë vendin temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës do të ngriten edhe atë deri në 17 gradë celsius.

Shkupin e pret mot i ngjashëm, me temperatura të ulëta dhe nivel të ulët të mjegullave gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës me mot të kthjellët dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 0 deri -2 gradë celsius paradite, ndërkaq pasdite pritet që të njëjtat të arrijnë deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button