Pasuria e Frrokut: E kam vënë me djersë! Pagova 6 mln USD taksa

“Pasurinë time e kam bërë me djersë dhe me mund. I kam paguar shtetit 6 milionë dollarë taksa”,- ka qenë kjo deklarata e shkurtër e Mark Frrokut për gazetarët, pas daljes së tij nga Gjykata e Lartë ku u përgjigj për hetimin pasuror që ka nisur Prokuroria. Ish-deputeti Frroku u përgjigj se, pasurinë e ka fituar prej punës së tij.

Ish-deputeti ka qenë në Gjykatë në lidhje me dosjen për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi, ku i përfshirë është edhe Durim Bami.

Ai u largua nga ambientet e Gjykatës i shoqëruar nga policia me pranga në duar.

Ish-deputetit Mark Frroku i duhet të justifikojë mbi 10 milionë euro pasuri të vëna pas vitit 1998.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të fillojë një hetim pasuror, në bazë të ligjit “Antimafia”, ku barra e provës i takon pikërisht të arrestuarit, dosja penale e të cilit i kaloi pak ditë më parë Gjykatës së Lartë, ku akuzohet për vrasje në Belgjikë, pastrim parash ose ndërtim pa leje.

Në dosjen penale, prokuroria thotë se, ai ka fshehur rreth 2 milionë USD dhe 700 mijë euro, ndërkohë që në deklarimet e pasurisë, Frroku ka deklaruar një pasuri mbi 10 milionë euro.

Akuza thotë se, barra e provës do të bjerë pikërisht mbi ish-deputetin, i cili duhet të paraqesë dokumente për këto pasuri, pasi në të kundërt, ajo mund të sekuestrohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button