UEJL mohon të ketë shkarkuar prorektorin Zendeli dhe që ka probleme financiare

Pas lajmit të publikuar nga Tetovasot, se rektori i UEJL-së, Zamir Dika ka shkarkuar prorektorin, Ismail Zendeli, nga zyra e informimit të UEJL-së, për Portalb e mohojnë një gjë të tillë, duke u shprehur se, prorektori Zendeli vullnetarisht e ka lëshuar vendin e punës.

Portalb megjithatë kontaktoi me profesorin Ismail Zendeli, i cili tha se është i zënë dhe do të flet më vonë.

Portali në fjalë gjithashtu shkruan se, UEJL, ballafaqohet me probleme të mëdha financiare si pasojë e numrit të vogël të studentëve që regjistrohen si dhe kalon në një faze të vështirë të mirëmbajtjes.

Nga UEJL, për Portalb, e mohojnë një gjë të tillë duke thënë se pohimet e tilla nuk janë të vërteta.

“UEJL kurrë nuk ka qenë në situatë më të relaksuar nga shkaku se këtë vit po e përmbyllë me një numër të rritur të studentëve dhe si rezultat i kësaj ka pasuar edhe shpërblimi me dhënien e bonusit për të gjithë të punësuarit, stafin akademik dhe administrativ. Sa për rejtingun e UEJL-së, flasin të gjitha rangimet dhe sukseset e deritanishme, si në planin vendor dhe ndërkombëtar. Për më tepër, vetëm një institucion që ka të arritura dhe stabilitet financiar si dhe përkrahje ndërkombëtare mund të shpërblejë stafin e tij. Nuk duhet harruar se UEJL është krijesa unike ndërkombëtare nga BE dhe SHBA dhe për cilësinë në këtë universitet ka një përkujdesje ndërkombëtare.”, thuhet në prononcimin e Zyrës se informimit dhe promovimit te UEJL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button