Basha: Në janar nisim aksionin anti-korrupsion

Kryefjala e sotme e protestës së Partisë Demokratike ishin të rinjtë dhe problemet që ata i shqetësojnë. Me pankarta në duar “Rama ik”, të rinjtë e PD dhe mbështetës të kësaj force politike u shprehën kundër qeverisë për ligjin e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha tha se javën e parë të ardhjes në pushtet do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë.
“PD ka qenë dhe është kundër ligjit për arsimin e lartë. Sot ju jap fjalën se ligji për ligjin e arsimit të lartë do të shfuqizohet javën e parë e ardhjes në pushtet. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me PD do arsimohet pa diskriminim dhe pa tarifa të larta”, ka thënë ai.

Basha paralajmëroi edhe një aksion kundër korrupsionit që do të startojë në muajin janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button