Tetë vite suspendim për Blatter dhe Platini

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini janë suspenduar me tetë vjet nga të gjitha aktivitetet e futbollit, raporton BBC. Dënimi hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti i larguar Blatter dhe kreu i UEFA-s, Platini ishin të pezulluar, si masë paraprake deri në verdiktin final, pas akuzave për korrupsion.

Hetimet ndërkombëtare ndaj aktivitetit të Blatter, zbuluan edhe një pagesë me vlerë 2 milionë franga zvicerane, që ish-presidenti i FIFA-s kishte bërë në shkurt të vitit 2011 për Platini.

Sipas Komitetit të Etikës, pagesa ndaj francezit për bashkëpunimin me Blatter, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes palëve në vitin 1999 “nuk kishte baza ligjore”.

Në njoftimin zyrtar theksohej ndër të tjera se ish-drejtuesi më i lart i FIFA-s nuk ishte në gjendje të provonte asnjë bazë tjetër ligjore rreth pagesës së kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button