Maqedoni, jepen 2.338 vërtetime të reja për azil

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime gjithsej 2.338 shtetasve të huaj, prej të cilëve 869 janë të gjinisë mashkullore, 610 të gjinisë femërore, 857 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe dy fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, njoftoi sot MPB-ja, më të numërt janë shtetasit e  Afganistanit – 813, Sirisë – 804 dhe Irakut – 721.

Në periudhën nga 19 qershori i këtij viti e deri në mesnatë u janë lëshuar gjithsej 356.221 shtetasve të huaj, nga të cilët 195.805 janë të gjinisë mashkullore, 59.123 të gjinisë femërore, 83.279 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.014 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 201.506, pastaj të Afganistanit – 87.399, Irakut – 45.875, Iranit – 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës – 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos – 514, Algjerisë – 453, Libanit- 434, Nigerisë – 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button