“Vest” me apel deri të bashkësia ndërkombëtare: Rrezikohet mbyllja e gazetës!

Kolegjiumi editorial i Redaksisë së lajmeve “Vest”, ka dërguar apel deri te përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me ndodhitë e fundit në gazetën, lidhur me mosvazhdimin e marrëveshjes së kryeredaktorit Goran Mihajllovski, njofton Portalb.

Në apelin shkruhet se edhe pse në rrjedhë janë bisedimet për mediumet nga ana e grupeve punuese të Marrëveshjes së Përzhinos, Redaksia “Vest”, përballet me tentativë politike për t’u mbyllur, që sipas tyre është njëra ndër gazetat më të njohura në Maqedoni.

“Dyshojmë se koha për marrjen politike të “Vestit”, është qëllimisht e caktuar në kohën e festave, që të iket nga vëmendja e publikut dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni. Kolegjiumi “Vest”, në krye me Mihajllovskin ka frikë që ndërrimi i Mihajllovskit, është një tentativë për ta marrë në dorë këtë gazetë partia dhe Qeveria dhe për ta shuar këtë zë të fuqishëm të popullit”, thuhet në apelin e Kolegjiumit të Redaksisë së lajmeve Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button