Xhemaili: Këshilli i hapur për toponimet në Tetovë, por duhet të respektohet “Badinteri”

Ndërrimi i emrave të  vjetruara të shkollave të mesme në Tetovë, mbetet një çështje që me vite të tëra nuk arrin të zgjidhet. Drejtorët e shkollave të mesme në Tetovë, thonë se janë ndërmarrë iniciativa për ndërrimin e emrave  të shkollave, të cilët duhet të reflektojnë realitetin që përputhet me numrin shumicë të nxënësve shqiptarë. Drejtorët nuk e dinë se çfarë bëhet me iniciativat e tyre në Këshillin e Komunës së Tetovës i cili duhet t’i diskutoje për ndrimin e emrave të shkollave të mesme dhe të gjejë një zgjidhje. 

Sherif Abduramani, zëvendës drejtor i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade”,  në Tetovë, thotë se  “Edhe me përqindje por edhe në realitet emri i shkollës tonë nuk është në rregull, pasi nuk i përket asnjë etniteti këtu në Tetovë. Mosha Pijade, nuk e di se çka ka qenë, por edhe maqedonas nuk është”.

Ai më tej shtoi, “Kemi pas një iniciativë më herët, ku propozimi ishte që shkolla të emërohet me një emër më të përshtatshëm për qytetin, rrethin, etnitetin, kolektivin dhe nxënësit por nuk e di si përfundoi , e kjo çështje i takon Këshillit Komunal” tha Abduramani.

Edhe zëvendës drejtori i shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, theksoi se emri nuk është adekuat dhe mendon se një emër në shqip do të ishte më i përshtatshëm. “Emri i shkollës nuk është në përputhje me numrin e nxënësve dhe të punësuarve. Mendoj se duhet jetë në shqip në bazë të punësuarve dhe numrit të nxënësve në shkollë.

Udhëheqësit e këtyre dy shkollave theksojnë se më herët ka pasur iniciativa nga këshillat e shkollave por edhe nga të punësuarit, por të njëjtat kanë përfunduar te Këshilli Komunal i Tetovës edhe siç shihet nuk është ndryshuar asgjë.

Nga ana tjetër kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë, Hisen Xhemaili thekson se Këshilli është i hapur për iniciativa të ndryshme, por të njëjtat duhet të diskutohen dhe të miratohen në bazë të parimit të Badinterit.

 “Këshilli është i hapur për çdo iniciativë nga të gjithë qytetarët, e në këtë rast nga Këshillat e shkollave, drejtorët, nxënësit por edhe këshilltarët tjerë në Këshillin Komunal të Tetovës. Ndryshimet e emrave të shkollave por edhe të rrugëve duhet të kalohen në diskutim me të gjithë palët dhe etnitetet e përfaqësuara në Këshillin Komunal dhe duhet të respektohet parimi i Badinterit.” 

Shkolla e mesme profesionale Mosha Pijade ka 70 përqind nxënës shqiptar, kundrejt 30 përqindshit ku hyjnë edhe etnitet tjera. Ndërsa në shkollën e mesme medicinale mësimi zhvillohet në Shqip, Maqedonisht dhe Turqisht kurse përqindja e nxënësve është 80 përqind shqiptar kundrejt 20 përqind maqedon. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button