Ja pse shkaktohet myku te këmbët

Çfarë është e këshillueshme për personat që ju djersiten këmbët?
Për personat që ju djersiten këmbët, sidomos për ushtarakët e mira është të përdorin pudër antimykotike, kjo ka dy efektet e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut.
Me përdorim e pudrës në një farë mënyre është ulur risku që të krijohet myku.

Çfarë pasojash sjell myku i këmbëve, nëse nuk kurohet
Një nga arsyet që krijohet myku është hiperdjersa e këmbëve. Hiperdjersa ndodh te profesionet, si te ushtaraket, policet, pra te personat që mbaj këpucë për një kohë të gjatë. Kjo është edhe profesionale me tepër, pasi ka disa lloj shkaqesh te formimit të mykut. Po ti bësh një renditje formimi të mykut në një ndër to është profesionale siç janë personat e detyruar që të mbajnë këpucë. Por, shfaqja te disa persona për mungesë higjiene ose për dembellëk ose e kanë vetë në natyrën.

Këshilla juaj për personat që vuaj nga myku i këmbëve
Këshilla është që ta parandalojnë mykun pa u shfaqur ai, në momentin që ti nuk e ke bërë dhe kanë filluar të shfaqen shenjat e sipërpërmendura atëherë është mirë të drejtohesh te një mjek dermatolog, për të bërë ekzaminimin e duhur të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja që duhet të vijë të mjeku është pasi sëmundja mjekohet sipas fazës, pasi sëmundja ka disa faza, ndryshe mjekohet fazën parë , ndryshe fazën e dytë dhe kështu me radhë.

Po rastet e moskurimit apo kurimit të gabuar, çfarë mund të sjellin
Moskurimi apo kurimi i gabuar, që njerëzit shkojnë vetë në farmaci dhe thonë më jep filan ilaç, apo filan pomadë, mund ta përkeqësojnë mykun. Moskurimi bën që myku të kthehet kronik dhe të jetë më e vështirë për tu trajtuar. Gjendja e tij kronike përveçse bën më të vështirë kurimin, ka dhe kosto më të larta financiare.

Këpucët më të këshillueshme për tu mbajtur tani
Këpucët më të këshillueshme janë sandalet, këpucët me vrima dhe përdorimi i çorapeve të pambukut. Pasi sintetiket janë armiku i lëkurës, pasi duke mos u ajrosur lëkura krijohet hiperdjersitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button