Simptomat e endometriozës

Endometrioza është një sëmundje tipike e femrave në moshën pjellore të tyre, ndërsa simptomet kryesore janë menstruacionet me shumë dhimbje si dhe dhimbjet e legenit.

Edhe pse endometrioza nuk është aq e fshehtë sa mendohet të jetë, që të zbulohet në kohë dhe të zbuten pasojat e saj, duhet të bëni ekzaminime gjinekologjike më shpesh se një herë në vit.

Diagnoza bëhet duke kombinuar analizat për: anamnezën mjekësore, ekzaminimin fizik, testet laboratorike, ultratingujt, laparaskopinë, dhe sipas nevojës edhe rrezonancën magnetike, kolonoskopinë si dhe citoskopinë.
Kjo sëmundje karakterizohet me rritjen e mukozës (endometriumit) jashtë mitrës ku edhe zakonisht ajo ndodhet.

Sëmundja është kronike dhe lidhet me ndryshimet ciklike të hormoneve steroide. Te femrat në moshë riprodhuese, incidenca për endometriozë është 10-15%.

Deri sa të paraqiten simptomat e para, mesatarisht kalojnë 8-9 vite duke u ndërlidhur me shkaqet e infertilitetit. Frekuenca e endometriozës tek femrat jopjellore është shumë e lartë dhe arrin 30-40%.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë cikël menstrual me dhimbje, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje të legenit, çrregullim i ciklit menstrual, gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale si dhe infertilitet.

Kjo trajtohet në mënyrë hormonale ose kirurgjikale, në varësi të rastit a është më i lehtë apo rast i rëndë. Duke marrë parasysh se endometrioza shoqërohet shpesh me infertilitetin, për femrat që duan të lindin përdoret procedura e asistimit për riprodhim, dhe kësisoj këto femra këshillohen që të ngelen shtatzënë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Faktorët e rrezikut

Mundësia për endometriozë është më e lartë tek femrat:
– Që kanë pasur cikël të parë menstrual para moshës 11-12 vjeçare
– Nuk kanë përdorur kontraceptivë oral
– Kanë cikël më të shkurtë se 27 ditë
– Gjakderdhja menstruale iu zgjat më shumë se 7 ditë
– Kanë shtyrë procesin e lindjës së fëmijëve pas moshës 30 vjeçare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button