Kamarieri më i ndershëm në botë, kthen 32 mijë dollarë

Një kamarier në Kaliforni është vlerësuar shumë për ndershmërinë e tij, pasi ka dorëzuar mbi 32 mijë dollarë që ishin harruar mbi tavolinë nga konsumatorët. Kamarieri që kishte rreth dhjetë vjet pune në restorantin Applebee, i cili kishte dashur që të mbetet anonim, gjithashtu ka refuzuar të marr shpërblimin nga familja, që kishte harruar paratë në restorant, ka konfirmuar menaxheri kryesor i restorantit Carrie Hellyer.

“Ai më ka thënë se e ka bërë këtë vetëm se beso se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë, dhe nuk donte që këtë ta përfshinte me ndonjë gjë tjerët”, ka thënë Hellyer, raporton The Telegraph.

Familja kishte harruar mbi tavolinë mbi 32 mijë dollarë , ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.

Kamarieri këtë shumë parash, që ishte e barabartë me pagën e tij vjetore, ia kishte dorëzuar menaxherit të tij, i cili më pas i ka dorëzuar te policia. Kur familja kishte thirrur në polici për të raportuar për paratë e humbura, policia u kishte thënë që të shkojnë në stacion për t’i marrë. Policia më pas ka konfirmuar se ka disa familje që paratë e tyre nuk i depozitojnë në bankë, por i mbajnë me vete në ndonjë kasafortë. Hellyer për vërtetuar edhe njëherë ndershmërinë e kamarierit ka konfirmuar se në vendin që familja kishte harruar paratë nuk kishte kamera, transmeton Telegraf.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button