Çavushoglu: Turqia dhe Izraeli, bisedime për normalizim të marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu është prononcuar lidhur me bisedimet mes Turqisë dhe Izraelit për të cilat ka thënë se duhet të vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavushoglu, i cili ndodhet në New York për takimin e grupit për përkrahje të Sirisë u ka thënë gazetarëve se të dy shtetet zhvillojnë bisedime për normalizim të marrëdhënieve.

“Sigurisht se do të ketë bisedime, të njëjtat duhet të vazhdojnë. Njëri nga kushtet që ne kemi parashtruar është përmbushur. Që të përmbushet edhe kushti i dytë, për momentin po zhvillohen bisedime në nivel ekspërtësh”, ka thënë Çavushoglu, sipas të cilit, për momentin po zhvillohen bisedime prandaj nuk mund të informojë se çfarë vendimi do të merret pasi nuk ka asgjë konkrete.

Pavarësisht epilogut, shefi i diplomacisë turke tha se së shpejti do të mësohet më shumë nga rezultati i këtyre bisedimeve me Izraelin.

“Në periudhën e ardhshme do të shohim se si do të përfundojë kjo. Pa patur negociata nuk mund të flasim për detaje. Është e nevojshe që bisedimet të vazhdojnë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button