Davutoglu: Turqia nuk është shtet që do të bie në vështirësi nga sanksionet

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme e cila u organizua në “Swiss Hotel Stamboll” tha se: “Turqia e vjetër ishte ajo e cila ishte tërhequr në guaskën e saj dhe e mbyllur në brendinë e tij, ndërsa Turqia e re është ajo e  cila  ka thyer të gjitha guaskët e saj dhe në çdo aspekt i’u ka hapur botës”, raporton Anadoly Agency (AA).

“Turqia ka kthyer sytë e saj tek bota dhe kjo lindi rezultate të konsiderueshme”-

Kryeministri Davutoglu, i cili theksoi se frutet e stabilitetit politik janë marrë më së shumti në ekonomi, tha se: “Turqia në 14 vitet e fundit, duke e kthyer fytyren, e jo shpinën botës arriti rezultate shumë të rëndësishme në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Vëllimi i tregtisë së jashtme në vitin 2002 ishte 87,6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 duke u rritur 3,6 here arriti në 400 miliardë dollarë. Eksporti ynë i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë, në vitin 2014 arriti në 158 miliardë”.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, duke njoftuar se në takimin me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tspras në Bruksel kanë vendosur që takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ta realizojnë në qytetin Izmir të Turqisë në gjysmën e parë të muajit shkurt, tha se: “Shpresoj që Linjat Ajrore Turke do të fillojë fluturimin Atinë-Izmir dhe mysafiri i parë që do të presë do të jet kryeministri i Greqisë “.

“Askush mos të presë prej nesh që të lëshojmë pe”-

Duke u shprehur se: “Dua që edhe një herë të tregoj se kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar në mënyrë më të mirë, ashtu si ishim më parë, marrëdhëniet Turqi-Rusi të cilët u tensionuan” Kryeministri Ahmet Davuoglu vazhdoi:

“Ne jemi gati për bisedimet me Rusinë dhe për çdo lloj shkëmbimi mendimesh. Por nuk do të lejojmë që neve të na diktojë ndonjë send. Duke u përpjekur që këtë krizë politike të zgjidhim në rrethin e tavolinës, nuk do të lejojmë që me sanksionet ekonomike të prishen marrëdheniet. Rusia sipas vetes zbaton disa sanksione. E them këtë haptazi, këto sanksione ndaj Turqisë nuk i shohim të përshtatshme me kuptimin e shtetit të madh.Turqia nuk është shtet që do të bjerë në vështirësi me anë të sanksioneve.”

“Turqia nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë terroriste, nuk ka dhe nuk do të”-

“Pse akuzat të cilët para një muaj nuk ju kanë drejtuar Turqisë, tani po ju drejtohen? Putini, para një muaj nuk e ka ditur se ne jemi shtet Musliman? Para një muaj në Samitin G-20 në Antalia ku u takua me presidentin tonë, nuk e dinte politikën e jashtme të vendit tonë? Nëse Turqia ka bashkëpunuar me DAESH-in pse atëherë nuk ka folur? Kjo nuk është në fjalë. Turqia nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë terroriste, nuk ka dhe nuk do të. Por ne e dimë se sot kush është në kontakt me DAESH-in dhe PKK-në për të shqetësuar Turqinë. Edhe një herë dua që të theksoj se do të ruajmë kufijtë të vendit tonë dhe do të garantojmë të ardhmen”.

“Kurrë nuk i harruam ato ditë”-

Kryeministri Davuotglu, i cili tha se nuk e njohim pushtimin e Krimesë nga Rusia, shtoi se: “Ne nuk pranojmë mërgimin dhe shtypjen mbi tatarët e Krimesë. Tani për të bërë, për mirëqenien dhe zhvillimin e tatarëve Krimesë, në mënyrë aktive sipërmarrësët tonë dhe bota të vlerësojnë mundëstië në dispozicion”.

“Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjtihë botës i ka treguar se ne jemi me të drejtë”-

“Me kërkesën e autoriteteve irakiane, për të lufutar kundër DAESH-it, ne sigurojmë mbështetje me pajisje dhe trajnim, edhe Peshmergëve, por edhe vullnetarëve lokal në Mosul. Kjo mbështetje do të vazhdojë deri në shpëtimin e Mosulit. Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjtihë botës i ka treguar se ne jemi në të drejtë”.

“Zgjidhja e krizës në Siri ëshë e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeverie legjitime”-

Kryeministri Davutoglu i cili prëmendi edhe luftën civile në Siri, tha se: “Shohim se bashkë me vendimin e marrë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kemi ardhur në një prag kritik në rrugën për zgjidhjen e krizës në Siri. Dua të them haptazi se zgjidhja e krizës në Siri ëshë e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeverie legjitime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button