Zyberi: Rrezikohet afati i zgjedhjeve të parakohshme

Vazhdon zvarritja e afateve të marrëveshjes së Përzhinos për t’i dhënë fund krizës politike. Nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes edhe të datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ekspertët vlerësojnë se nuk janë krijuar kushte të duhura që të shpresohet në zgjedhje të lira dhe demokratike në prill, pasi nuk janë përmbushur shumica e kritereve të marrëveshjes së Përzhinos, njofton Alsat M.

“Shtyja e këtyre afateve e ngushton hapësirën për ti konsoliduar organet për të mbajt zgjedhje. Prandaj edhe shtyrja e këtyre afateve detyrimisht e determinon edhe shtyrjen e afatit të mbajtjes së zgjedhjeve. Mendoj se shtatori do të ishte afati më optimal në të cilin mund të pritet që Maqedonia të mund të organizoj zgjedhje, konform rekomandimeve edhe të raportit të Pribesë edhe të marrëveshjes së Përzhinos”, u shpreh Naser Zyberi, analist politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button