PPD: Deri në Kongresin e Janarit, me partinë do të udhëheqë Asllani

“Deri në Kongresin e Janarit, me partinë do të udhëheqë U.D. kryetarë i PPD-së, Esat Asllani si dhe Kryesia Qendrore, pra Nexhat Bexheti dhe Muhamet Halili nuk e përfaqësojnë PPD-në”, shkruhet në njoftimin e PPD-së, njofton Portalb.

Nga PPD shtojnë, se i mbështesin vendimet dhe konkluzionet e aprovuara në seancën e katërt të Kuvendit Qendrorë të PPD-së, të mbajtura më 13 Dhjetorë 2015-të, në Tetovë, të cilat konkluzione, sipas tyre, janë vullneti i më shumë se dy të tretave të kuvendarëve.

“Vendimin për shkarkimin e Nexhat Bexhetit e vlerësojmë shumë të arsyeshëm sepse, nuk mund të ndodhë askund që selinë e partisë kryetari ta mban në katinar duke e llogaritur partin si Shoqatë aksionare të tij dhe atij që po e instrumentalizon tërë kohën”, thuhet në deklaratën e PPD-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button