Qeveria rrit rrogat e prokurorëve dhe gjykatësve për 35%

Qeveria me procedurë të shpejtë ka vendosur që të shpërblejë prokurorët publik dhe gjykatësit me pagesa të rritura për 35%. Siç thuhet në propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për pagesa të prokurorëve publik dhe gjykatësve, qëllimi kryesor se pse propozohen ligjet është që të përforcohet pavarësia e prokurorisë publike dhe gjykatave, njofton Alsat M.

Kjo do të bie në barrë të buxhetit, me plus 20 milion denarë.

Mospërputhja dhe mosfunksionimi i Prokurorisë, mosbesimi në mosinvolvimin e saj politik ishin shkaqet për formimin e Prokurorisë publike speciale, ndërsa tani pagesat e prokurorëve publik rriten edhe atë: për punë më të gjatë se orari i plotë i punës 35%, për punë në ditë feste 50%, ndërsa prokurori publik përveç pagesës së rregullt, do të ketë të drejtë të drejtë për shtesë për kushte të posaçme për punë, ekzistim të rrezikut dhe besueshmërisë së lartë.

Për gjithë këtë mbikëqyrës do të jetë dhe evidencën do ta udhëheqë Marko Zvrlevski, prokurori publik i RM, me pëlqim paraprak nga ministri i financave.

Rritjen e njëjtë do ta fitojnë edhe gjykatësit. Në arsyetimin e Ligjit thirren në Konventën universale të gjykatësve të miratuar nga asociacioni ndërkombëtar i gjykatësve në vitin 1999, në të cilën theksohet se gjykatësit duhet të pranojnë pagë të mjaftueshme që realisht të ruhet pavarësia e tyre ekonomike dhe ai ishte angazhim i përbashkët për gjyqësi të pavarur dhe efikase.

Pagesat e rritura do të rrisin dinjitetin dhe përgjegjësinë e gjykatësve.
Kompetent për përcaktimin e rritjes dhe shtesave për gjykatës është këshilli gjyqësor, me pëlqim paraprak nga ministri i financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button