Përplasje Renzi-Merkel: Bëtë miliarda duke rrënuar Greqinë

Në Bruksel ka ndodhur një përplasje mjaft e ndezur mes kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

“Ju bëni sikur dhatë shpirtin për BE-në, por në fakt fituar shumë nga kriza greke”, i ka thënë Renzi Merkelit.

Ai i ka thënë se ekonomia gjermane ka patur shumë përfitime pas rrënimit të ekonomisë greke.

Renzi i ka përmendur blerjen e aeroporteve greke nga kompania gjermane Fraport, si një ndër përfitimet e Gjermanisë.

Por nuk ka qenë vetëm Renzi.

Kritika ndja Merkelit ka patur edhe nga Portugalia, apo Bullgaria, përcjell Tema.

Një ndër arsyet e debatit ka qenë edhe ndërtimi i linjës gazsjellëse ruso-gjermane North Stream.

Liderët europianë janë të acaruar me Merkelin pasi ka bërë një marrëveshje me Rusinë ndërkohë që gjithë Europa ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button