Braziliani Rech vazhdon kontratën me Shkëndijën

Mbrojtësi brazilian u dallua me paraqitje shumë të mira në sezonin vjeshtor, duke bindur drejtuesit e Shkëndijës t’i ofrojnë kontratë të re afatgjatë. Rech firmos kontratë një vjeçare, me opsion për vazhdim të së njëjtës edhe për dy vite tjera.

Karlinjo Rech do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Shkëndijës. Në fakt qëndrimi i tij nuk ishte në dyshim, mirëpo tani edhe zyrtarisht mbrojtësi brazilian ka firmosur vazhdim të kontratës edhe për një vit, me opsion për dy vite të tjera që nënkupton se nëse gjithçka shkon si duhet, Rech do jetë në Shkëndijë edhe 3 vite. 28 vjeçari erdhi në Shkëndijë në fillim të sezonit vjeshtor, ndërsa fillimisht firmosi për 6 muaj që do të shërbenin si hapsirë që të dyja palët të vlerësojnë nëse do të ketë bashkëpunim më afatgjatë. Rech fillimisht u desh të priste rastin e tij, mirëpo pasi filloi të luajë u konfirmua në një ndër pikat më të forta të ekipit, që në mënyrë direkte ishin rekomandim për rinovim të kontratës.

Para se të vinte në Shkëndijë, Rech kishte luajtur me Botafogon në kategorinë e dytë të futbollit brazilian, ndërsa paraprakisht është paraqitur me Brusque FC SC, S.E.R.C Gauarani SC, Imperatriz MA, SE Colatina ES, Sampaio Correia MA, Remo PA dhe Icasa CE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button