Vetëvendosje paralajmëron 80 kallëzime penale për ndërhyrjen e Policisë në zyrat e saj

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë.

Ato kanë të bëjnë me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj partie, kur arrestoi ish liderin e saj e deputetin Albin Kurti, i cili ishte ani pse kishte urdhërarrest, ishte paraqitur në Manifestimin e opozitës kundër Marrëveshjeve me Serbinë e me Malin e Zi, për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe, përkatësisht demarkacionin, transmeton Koha.net

“Nesër, në ora 13:30, në Pallatin e Drejtësisë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të dorëzojnë 80 Kallëzime Penale lidhur me intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës më 28 nëntor të këtij viti brenda zyrave të Vetëvendosjes”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti.

Kurti është ende duke vuajtur paraburgimin prej 30 ditësh, masë e cila ju dha pasi hodhi disa herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, për të penguar ato që opozita po i konsideron marrëveshje të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button