Margjinalizimi radikalizon emigrantët

Vetëm këtë vit, nëpër Maqedoni kanë kaluar mbi 617 mijë emigrantë, ndërsa pritet që ky numër të rritet në mënyrë drastike. Maqedonia, duke e ndjekur politikën e më shumë vendeve evropiane, që para një muaji vendosi qasje selektive në mënyrën e lejimit të hyrjes së emigrantëve të cilët vijnë vetëm nga vendet me konflikte ushtarake. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Konferencën ndërkombëtare me temë “Migrimet dhe vala e refugjatëve në vendet transitore: implikimet e sigurisë”, konferencë kjo që mbahen nën organizimin e Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme (IHGJPJ) me rastin e kryesimit të Maqedonisë me Nismën e Evropës Qendrore për vitin 2015, shkruan gazeta Koha.

“Duke e pasur parasysh presionin migrues mbi kufirin jugor dhe vlerësimet për rritjen e intensitetit të tij, si dhe masat gjithnjë e më të ashpra të vendeve evropiane për pranimin emigrantëve, ekziston mundësia që Maqedonia të bëhet tampon zonë e krizës së refugjatëve dhe të ballafaqohet me sfida më serioze nga menaxhimi i deritanishëm me rrjedhat e emigrantëve. Kjo gjendje hap një dimension të ri, i cili nuk depërton vetëm në aspektin socio-ekonomik të ballafaqimit me migrimet, por edhe në aspektin e sigurisë”, tha ministri Spasovski.

Qëndrimi pak më i gjatë i emigrantëve në vend, potencoi ai, mund të çojë drejt radikalizimit të tyre për shkak të ndjenjës së margjinalizimit, tjetërsimit, mosplotësimit të pritjeve për status më të mirë ekonomik dhe social… Të gjithë këta faktorë, nënvizoi Spasovski, krijojnë kushte për depërtimin e islamit radikal. Ministri Spasovski midis tjerash tha se nuk përjashtohet mundësia që në mesin e emigrantëve, të cilët transitojnë nëpër Maqedoni, në mënyrë të fshehtë të lëvizin edhe persona të radikalizuar dhe xhihadistë, qëllimi i së cilëve është të mbërrijnë në Evropë. “Rreziku i cili del nga fenomeni i terrorizmit, para së gjithash për shkak të specifikave dhe kompleksitetit të tij, ndërsa veçanërisht për shkak të lidhshmërisë me ekstremizmin dhe radikalizmin, kërkon kalim suptil me qëllim të detektimit në kohë të formave të tij dhe tendencave zhvillimore”, tha Spasovski. Ministri i Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Mektiq në fjalim midis tjerash theksoi se vendi i tij është i gatshëm të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë dhe një pjesë e zgjidhjes, tha, së kësaj sfide globale. Mektiq edhe sot e përsëriti se është ngritur nismë për formimin e një forumi rajonal të ekspertëve, i cili në të ardhmen do të shndërrohej në qendër, ku vendet e rajonit do të bashkëpunojnë më ngushtë në drejtim ruajtjes së sigurisë.

Në kuadër të konferencës, të mërkurën – sekretarja e përgjithshme alternative e Nismës së Evropës Qendrore (NQE), Margo Klestil-Lofel dhe Tamara Mugosha, drejtoreshë e qendrës MARRI, nënshkruan memorandum për mirëkuptim. Bashkërisht vlerësuan se memorandumi ka rëndësi strategjike pasi që vendoset partneritet afatgjatë, në korniza të së cilit në mënyrë intensive do të bashkëpunojë edhe për çështjen lidhur me krizën e refugjatëve dhe të emigrantëve, e cila është, nënvizuan, një fenomen i panjohur i kohës moderne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button