Komuna e Çairit, Sarajit dhe e Studeniçanit kryesojnë me jotransparencë

Tre komunat shqiptare – Çairi, Saraji dhe Studeniçani kryesojnë listën e komunave që kanë nivel më të ulët të mundshëm sa i përket transparencës për azhurnimin e të dhënave të shpenzimeve financiare. Kështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert dhe Federalistët e Rinj Evropian me seli në Kumanovë, njofton Koha.

Ndërkaq komunat Aerodrom, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë, janë komunat më transparente të cilat vazhdimisht i azhurnojnë të gjitha informacionet për punën e tyre.

Sipas rezultateve të hulumtimit, Komuna e Aerodromit kryeson listën, kurse më pas radhiten Komuna Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë.

Transparenca, siç thuhet në kumtesën e Fondacionit “Fridrih Ebert”, nënkupton që të gjitha komunat në vazhdimësi të bëjnë publike në ueb faqet e tyre statusin, planin buxhetor, raportet kuartale të realizimit të buxhetit, planet për furnizime publike, emrin e personit i ngarkuar për dhënien e informatave me karakter publik, paralajmërimet për mbajtjen e seancave të këshillit komunal, si dhe proces verbalet të seancave të mbajtura të këshillit komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button