Kërkohet dorëheqja e Hashim Thaçit

Pas gjithë atij dufi të shprehur nga ish kryeministri i vendit Hashim Thaçi ndaj Bashkimit Europian, që e akuzonte për paaftësi, diskriminim dhe e kërcënonte me radikalizim e bashkim me opozitën, opinionistët po e akuzojnë atë për dështimin, po aq sa ai Europën, në mos më shumë.

Mosdhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Këshillit Europian, po shihet si një dështim i institucioneve të Kosovës.

Njohës të integrimeve evropiane thonë se mos luftimi i fenomenit të korrupsionit, krimit të organizuar, ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë, niveli i lartë i papunësisë dhe numri i madh i azilkërkuesve në shtetet e Bashkimit Evropian janë arsyet të cilat kanë bërë që Këshilli i Europian nuk e ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën.

Ata thonë se mosdhënia e këtij rekomandimi nuk ka qenë diçka e papritur, pasi që sipas tyre, Qeveria ende nuk i ka përmbushur kriteret të cilët kërkohen për liberalizimin e vizave.

“Deklarata kritike e Ministrit të Jashtëm, z. Hashim Thaçi është e pavend dhe tepër lakmitare, sepse, për një ministër serioz dhe që vërtetë e donë vendin dhe popullin e tij, duke parë situatën në të cilën jemi, edhe po të donte BE-ja të ofronte liberalizim vizash, z. Thaçi do të duhej të ishte vetëkritik dhe të shpjegonte të vërtetën se Kosova ende nuk është e përgatitur për integrim në BE”, thotë Zogaj per Bota Sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button