PPD përkrah protestat për ajrin e ndotur në Tetovë

“Partia për Prosperitet Demokratik shpreh kënaqësinë e saj se shumica e tetovarëve dhe partive politike definitivisht e kanë kuptuar se brenga jonë permanente për krijimin e një ambienti të shëndoshë dhe me ajër të pastër ka qenë më se e arsyeshme andaj edhe të parët thirrëm për protesta masive të cilat nuk u kuptuan drejt nga ana e disa asociacioneve joqeveritare dhe jo drejt u interpretuan dhe nuk u përkrahën”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Nga PPD, theksojnë se ata fuqimisht e përkrahin çdo protestë të çfarëdo asociacioni joqeveritar e politik që shkon në favor të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve, të drejtave të tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

“PPD thërret të gjithë qytetarët që masovikisht t’u bashkohen këtyre protestave sepse ka ardhur koha që helmimit të ajrit, ujit dhe tokës nga subjekte ekonomike të papërgjegjshme dhe nga politika qeveritare e shkatërrimit të shëndetit të qytetarëve të saj përmes importit të veturave të vjetra të cilat mund të gjinden në çdo pazar veturash në vendet perëndimore si dhe tolerimit të tymtarëve të “Jugohromit” të lëshojnë në ajër shtëllungje vdekjeprurëse tymi, tu thuhet mjaft më se e tepruat dhe na e rrezikoni jetën”, shkruhet në njoftimin e PPD-së.

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button