Juventusi i frikshëm, shemb edhe Torinon (VIDEO)

Juventusi ka arritur të një fitore të rëndësishme përballë Torinos para publikut të vet duke fituar me rezultat 4-0, kështu duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Pjesa e parë ishte me shumë rritëm, djelmoshat e Allegrit kaluan në epërsi ndaj Torinos me anë të Simone Zaza që shënoi për 1-0 në minutën e 28.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte përsëri Zaza që në minutën e 51 dyfishoi rezultatin. E në këtë ndeshje nuk ishte e mundur të mungoj edhe goli nga Dybala, edhe pse nuk startoi nga minuta e parë ai në minutën e 73-të shënoi për 3-0.

E në fund qershinë mbi tortë e vuri francezi Pogba nga gjuajtja e lirë duke vendosur rezultatin përfundimtar prej 4-0.

Pas kësaj fitore Juventusi kualifikohet në çerekfinale dhe do të takohet me Lazion./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button