U ekstradua nga Franca, i shpëton policëve në Rinas i dënuari për vrasje

Një person i ekstraduar nga Franca ka mundur ti shpëtojë ruajtjes policore në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë i dënuar për vrasjen e një personi.

Shtetasi Arnold Canameti, u deportua nga autoritetet franceze ditën e sotme, por në momentet që i është dorëzuar efektivëve të Komisariatit të Rinasit, ai ka mundur të shpëtojë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle në terminalin e aeroportit. Sipas të dhënave, Canameti nuk ka mundur të largohet nga terminali, ku vijojnë kontrollet e uniformave blu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button