6 “armiqtë” e fshehur që prishin lidhjen tuaj më të mirë!

Këto janë 6 “armiqtë” e fshehur të martesës tuaj.

Pesha juaj

Nga një studim i kryer mbi 200 çifte të rinj doli përfundimi se meshkujt dhe femrat janë më të lumtura kur pesha e gruas është më e vogël se ajo e burrit.

Prindërit e partnerit

Një tjetër studim i kryer në Michigan tregoi se çiftet kanë rreth 20% më shumë rrezik të ndahen, nëse gruaja është shumë e afërt me vjehrrin dhe vjehrrën. E çuditshme apo jo?

 Rutina juaj profesionale

Çdo mëngjes e keni fiksim të nxitoni për të mbërritur në orar në punë? Ky stres ndikon mjaft në jetën familjare. Studimi i kryer në Suedi ka treguar se rreziku për ndarje rritet me 40% nëse ju jeni të fiksuara kaq shumë pas punës, duke neglizhuar paksa jetën në çift.

Mënyra juaj e kontracepsionit

Marrja e pilulave shmang një shtatzëni të padëshiruar, por edhe pse ju duket e çuditshme, rrit rrezikun për ndarje. Sipas studiuesve, femrat që mbrohen me kontraceptivë janë më të predispozuara të mbajnë një lidhje afatshkurtër duke kërkuar me pas një partner më serioz.

Celulari

Mesazhet apo telefonatat e herë pas hershme të mamasë suaj dhe të shoqes së ngushtë e acarojnë partnerin. Kujdes!

Qeni juaj

Një studim britanik ka treguar se kafshët shtëpiake nuk janë gjithmonë të mira për një jetë të qetë në çift. 28% e personave të pyetur kanë pohuar se mund të kishin pasur një lidhje më të gjatë nëse personin që kishin në krah nuk do të kishte qenë aq i lidhur me qenin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button