Tekst në këmbë të qelqta

[Recension: “Press 24”: Kaos në LSDM – delegatët nuk duan të marrin pjesë në Kongresin programor të Zaevit të dielën]

Bëhet fjalë për material tendencioz që ka për qëllim të krijojë perceptim se LSDM-ja ballafaqohet me pakënaqësi të madhe brenda partisë. Karakteristikat kryesor të këtij teksti janë se ka shumë spekulime dhe mungesë të burimeve të besueshme.

recenzija kongres sdsmLinku deri te artikulli origjinal: “Press 24”: Kaos në LSDM – delegatët nuk duan të marrin pjesë në Kongresin programor të Zaevit të dielën

Data dhe koha e publikimit: 11.12.2015, 21:46

Data e recensionit: 14.12.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

TASHETHEME

Artikulli qëndron në këmbë të qelqta dhe ka vërtetësi tepër problematike. Ai u referohet burimeve të paemërtuara, bazohet në spekulime dhe në muhabete thashethemesh dhe asnjë nga pohimet e bëra nuk mund të dëshmohet:

“Burimi ynë thotë se Kongresi fillimisht është dashur të mbahet në Panairin e Shkupit,, mirëpo për shkak të gjendjes katastrofale në LSDM dhe interesimit të dobët në mesin e delegatëve dhe anëtarësisë, udhëheqësia ka vendosur që kongresi të transferohet në hotelin “Aleksandar Pallas”. Miëpo, sipas të gjitha gjasave edhe ky vend do të ndërrohet për shkak të gjendjes së mjerrueshme në të cilën gjendet partia dhe demotivimit të anëtarësisë dhe kongresi sipas të gjitha gjasave do të mbahet në hotelin “Holiday Inn”. Sipas burimeve tona, këtë veprim të LSDM-së anëtarët më të vjetër e kanë pranuar si edhe një zbavitje private të Zoran Zaevit dhe rrethit të tij më të ngushtë…”

(Dez)informa e këtillë, përndryshe, është marrë nga një medie tjetër dhe e plasuar pa asnjë verifikim plotësues. Faktikisht, tregohet besim i qindpërqidntë ndaj burimeve anonime në të cilat mbështetet artikulli origjinal.

Edhe pse, pa dyshim, nuk do të ishte asnjë problem që të merret qëndrim nga LSDM-ja, është e qartë se në këtë tekst joobjektiv dhe jokorrekt aspak nuk është planifikuar pala e dytë. Kjo është në kundërshtim me standardet gazetareske, të cilat, në mes tjerash, parashohin se:

  • Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale…
  • Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.
  • Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur. (amandamenti i parë)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button