“Monstra”, Familjarët : Vendimi i Apelit i politizuar, do të riaktivizohen protestat

Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga data 30 qershor 2014 për rastin “Monstra”.

Familjarët këtë vendim të Gjykatës së Apelit e quajnë të politizuar dhe aspak të bazuar në ankesat dhe dëshmitë me të cilat dëshmohet se të akuzuarit janë të pafajshëm.

“Ishte diçka që fatkeqësisht e prisnim, duke pasur parasysh situatën në vend dhe politizimin e të gjitha institucioneve pa përjashtim.  Ne ishim pesimist që në fillim, por prapë besojmë që e vërteta do del në shesh”, tha Bedri Ajdari, familjar i Haki dhe Fejzi Azirit.

Ai shtoi se është shumë e dyshimtë pse mu tani doli vendimi i gjykatës.

“Është për tu habitur vendimi i papritur i gjykatës. Ajo kishte ankesat muaj me radhë dhe nuk jepte asnjë shenjë që ato po hulumtohen dhe po shqyrtohen. Mos vallë është kjo në mënyrë për të defokusuar opinionin publik, pasi që bash sot edhe Gruevski u përgjigj para komisionit anketues për përgjimet? Asgjë nuk është e rastësishme tek ne, gjithçka është e planifikuar dhe të gjithë janë të varur nga pushteti. Kanë incizime e përgjime dhe shumë gjëra tjera me të cilat shteti u kërcënohet që të zbatojnë detyrën kundër drejtësisë dhe në favor të pushtetit”, shtoi Ajdari.

Protestat do të riaktivizohen, theksoi Ajdari duke thënë që ankesat do të vazhdojnë sepse të akuzuarit sipas tij janë të pafajshëm.

“Nuk e dimë më edhe kujt ti besojmë, nuk e dimë se çfarë do të bëjë Prokurorja Speciale, mirëpo ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, do të ankohemi për shkeljet që po na bëhen. Do të riaktivizojmë protestat dhe do të shprehim revoltë dhe pakënaqësi në çdo formë të mundshme demokratike”, shtoi Ajdari.

Sipas tij regjimi i Gruevskit po i gjuan shqelmat e fundit pasi e di që i ka ardhur fundi.

LEXO MË SHUMË:

Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

“Monstra”, familjarët e dëshpëruar, procesi po zvarritet

“Monstra”, familjarët në pritje të materialeve

“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Rasti “Monstra”, pasojat e një paraburgimi të padrejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button