Basha i inkurajuar nga zgjedhjet në Francë: E djathta, rrugë shpëtimi

Partia Demokratike përshëndeti fitoren e republikanëve të Nicolas Sarkozy, në zgjedhjet rajonale.

Kryedemokrati, Lulzim Basha, në një postim në fb, shkruan se triumfi i qendrës së djathtë franceze në balotazhin e të dielës është sinjal për të djathtën në mbarë Europën dhe një inkurajim për opozitën shqiptare.

Basha: Dua të përgëzoj në emrin tim dhe të demokratëve qendrën e djathtë franceze dhe Nicholas Sarkozy për fitoren në zgjedhjet rajonale në Francë. Fitorja e qartë në këto zgjedhje është ngadhnjim i të djathtës, i vlerave, parimeve dhe ideve të saj që sjellin zhvillim e prosperitet për popujt. Ky triumf i qendrës së djathte vjen si reflektim i qytetarëve franceze që e shohin këtë zgjedhje si rrugë shpëtimi. Ky është një sinjal për qendrën e djathtë dhe për të djathtën në mbarë Europën dhe një inkurajim për ne demokratët dhe opozitën shqiptare.

Në balotazhin e të dielës, Fronti Nacional nuk arriti të fitojë as edhe një rajon të vetëm edhe pse triumfoi në raundin e parë. Të parët këtë radhë u renditen republikanët e Nicolas Sarkozysë, ndërsa pas tyre socialistët e Presidentit Francois Hollande.

Nga 22.6 milionë votues, që ishte pjesëmarrja më 6 dhjetor, të dielën ajo u rrit në 26.2 milionë. Në këto zgjedhje u votua për këshillat dhe presidentët e 13 rajoneve franceze, që kanë fuqi të zgjeruar mbi transportin lokal, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button