Ambasadori Lu: Gjyqtarët e korruptuar, së shpejti në burg

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, u kërkoi gjyqtarëve të korruptuar të largohen vetë nga sistemi, duke paralajmëruar se në të kundërt mund ta shohin veten së shpejti në burg.

Donald Lu – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë: “Nëse jeni gjyqtar i korruptuar, ju nxit ta lini këtë profesion menjëherë. Kini besim se ndryshimi po vjen. Mund edhe të futeni në burg së shpejti”.

Pjesën tjetër të mesazhit për gjyqtarët e korruptuar Ambasadori Lu preferoi ta jepte në shqip.

Donald Lu – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë: “Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: Nëse keni marrë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykatë, jeni i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm për gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar”.

Një tjetër mesazh, në konferencën vjetore gjyqësore ai pati edhe për gjyqtarët e ndershëm.

Donald Lu – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë: Tani është koha për gjyqtarë e prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të konceptit të reformës në drejtësi dhe kundër politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të paaftë që qëndrojnë në rrugën e ndryshimit”.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe Ambasadorja e Bashkimit Europina, Romana Valhutin, e cila u shpreh se largimi i të korruptuarve nga sistemi është domosdoshmëri, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button