Kaos në Prishtinë, mbështetësit e opozitës përleshen me policinë

Aktivistët e opozitës të cilët sot paradite kanë qëndruar jashtë parlamentit të Kosovës, më saktësisht në platonë e sheshit “Adem Jashari” ndërmjet objektit të kuvendit komunal të Prishtinës dhe parlamentit të Kosovës, rreth orës 14:45 kanë filluar të hedhin ngjyrë të kuqe dhe mjete të forta, në drejtim të ndërtesës së shtëpisë ligjvënëse, duke thyer dhe demoluar xhamat e objektit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast ka intervenuar policia e Kosovës dhe njësitet e saj, për t’i shtyrë dhe shpërndarë protestuesit, që janë tërhequr nga hapësira jashtë parlamentit të Kosovës në drejtim të bulevardit “Agim Ramadani” dhe rrugës “Bajram Kelmendi”. Protestuesit kanë përmbysur kontejnerë nëpër rrugë dhe kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë.

Kaosi është përhapur edhe në qendër të qytetit, në drejtim të hotelit Swiss Diamond, 200 metra larg parlamentit dhe në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti” ku njësitet policore po i shpërndajnë protestuesit dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button