Kontroll në Tetovë, zbulohen nëntë valltare

Gjithsej nëntë femra, prej të cilave tre shtetase shqiptare të moshës prej 19, 24 dhe 27 vjet, gjashtë shtetase të Maqedonisë janë zbuluar gjatë aksionit që natën e kaluar nga ora 2 deri në orën 3 u zbatua në objektin hotelierik “Erdi bos” në rrugën rajonale Zhelinë­-Siriçino, pronësi e J.F. (38) nga Zhelina, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-­së Tetovë, Marjan Josifovski.

Siç informon ai, vajzat janë angazhuar si valltare, ndërsa gjatë kontrollit tre shtetaset shqiptare janë munduar të ikin, por janë ndalur në përpjekjen pas çka janë arrestuar dhe janë mbajtur në SPB­-në Tetovë prej ku janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Repartin për krim tejkufitar, migrime, të huaj dhe ripranim për procedurë të mëtutjeshme.

Ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme dhe dokumentimin e rastit.

Kontrolli është pjesë e aksioneve të planifikuara për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të shtetaseve të huaja, të cilat ilegalisht qëndrojnë ose e keqpërdorin qëndrimin dhe punojnë në rajon, tha Josifovski. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button