Ujë me krimba në Shamoll të Korçës, banorët në spital

Shumë banorë të fshatit Shamoll në rrethin e Korçës kanë përfunduar në spital për shkak të ujit të pijshëm, raporton Balkanweb. Uji i çezmave ka pasur krimba dhe për këtë arsye konsumatorët kanë pasur probleme intoksikimi, duke i paraqitur në urgjencë, midis tyre mjaft fëmijë. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë për Gazetën Shqiptare se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.

Edhe pse banorët e fshatit Shamoll, 20 kilometra larg qytetit, kanë dy vite që jetojnë nën kërcënimin e ujit të ndotur dhe me orar të reduktuar, askush nuk interesohet për një zgjidhje të situatës. Banorët e lidhin shtrimin e të afërmeve të tyre në spital me ujin e ndotur. Sipas tyre, uji që rrjedh në çezmat e 450 familjeve është tërësisht i papastër, i pushtuar nga krimba me ngjyrë të kuqe dhe baktere të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button