Arabi Saudite, së paku pesë gra u zgjodhën për këshilltare komunale

– Së paku pesë gra kanë fituar mandate në këshillat komunalë gjatë zgjedhjeve në Arabinë Saudite në të cilat për herë të parë votojnë gratë, por dhe njëkohësisht mund të jenë të zgjedhura, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të rezultateve preliminare bëhët fjalë për gra nga qytete të ndryshme, duke filluar nga kryeqyteti, Rijad, deri tek qytetet më të vogla, përfshirë edhe qytetet e shenjta. Pritjet janë që gratë të mos fitojnë më shumë mandate nga burrat, por kjo llogaritet një hap i madh për gratë në politikë të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara.

Në Xheda, për herë të parë votuan gra nga tre gjenerata të ndryshme por nga e njëjta familje, më e moshuara nga to është 94 vjeçarja, Naela Mohammad Nasief.

Kryetari i komunës së Mekës, Osama al-Bar deklaroi se kandidatja Salma al-Oteibi fitoi mandat në lagjen Madrakah. Sipas tij, një tjetër kandidate, Lama al-Suleiman fitoi mandat në Xheda, qyteti i dytë për nga madhësia.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve SPA lajmëroi se Shefi i komisionit të zgjedhjeve në rajonin verior, Al-Jawf ka konfirmuar mandatin e kandidates Hinuwf al-Hazmi.

Është raportuar se Mona el-Emery dhe Fadhila al-Attawy janë dy gra të tjera që kanë fituar në Tabuk.

Sipas ligjeve të Arabisë Saudite, gratë nuk kanë patur të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Me ndryshimin të cilin e bëri në shtator të vitit 2011 ish-Mbreti i ndjerë saudit Abdullah Bin Abdulaziz është krijuar mundësia për pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button