Izrael, të burgosurit palestinezë në grevë urie

Të burgosurit palestinezë në burgun Havara të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor, kanë nisur grevë urie para 4 ditësh për të shprehur revoltën e tyre ndaj zyrtarëve izraelitë të cilët i inspektojnë ata të zhveshur, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të burgosurit palestinezë në burgun Havara të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor, kanë nisur grevë urie para 4 ditësh si reagim ndaj zyrtarëve izraelitë të cilët i inspektojnë ata të zhveshur. Nëpërmjet grevës ata kërkojnë përmirësimin e kushteve për të burgosurit”, thuhet në reagimin me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

Në deklaratë më tej thuhet se “21 të burgosur palestinezë në burgun Havara kanë nisur grevë urie më 9 dhjetor si reagim ndaj aplikimit të inspektimit të zhveshur”.

“Të burgosurit kërkojnë përmirësimin e kushteve në burg dhe higjienës, dhe t’u jepen veshje dimërore si dhe shtretër dhe jorganë të përshtatshëm për kushtet sezonale”, thonë nga Shoqata e të burgosurve palestinezë.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të të burgosurve në burgjet izraelite ndodhen 7 mijë e 500 palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button