Bullgari, arrestohen 14 doganierë për kontrabandë cigaresh

Vendkalimi kufitar Bullgari-Turqi, Kapitan Andreevo është rihapur pas mbylljes së përkohshme më herët gjatë ditës nga shkaku i një operacioni në kuadër të luftës kundër trafikut me cigare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ditës janë arrestuar së paku 14 doganierë të punësuar në këtë vendkalim kufitar. Janë kryer mbi 100 bastisje të objekteve dhe automjeteve private në qytetet Haskoy, Lyubimets, Dimitrovgrad dhe Svilengrad.

Siç njoftoi radioja bullgare BNR, operacioni ka pamundësuar hyrjen në Bullgari nga ana e Turqisë në një periudhë të ditës.

Kapitan Andeerevo është vendkalimi më i madh në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Bullgarisë, nga gjithsej tre vendkalime, ndërsa mbyllja e përkohshme shkaktoi kolona të gjata të automjeteve.

Operacione të ngjashme janë kryer edhe më herët gjatë vitit, që ka rezultuar me zyrtarë të arrestuar dhe me konfiskim të një shume të madhe të parave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button