Kumanovë, ulje drastike e numrit të nxënësve

Viteve të fundit në shkollat fillore të Kumanovës është shënuar rënie drastike e numrit të nxënësve për shkak të migrimit gjithnjë e më të madh të popullatës së kësaj ane. Në 7 vitet e fundit numri i nxënësve ka rënë për madje 25 për qind apo rreth 2.500 nxënës më pak, njofton Alsat-M.

“Nuk kemi ndonjë informatë kthyese se çka ka ndodhur me ata nxënës, apo ku janë ata nxënës. Mirëpo fakt është se numri i nxënësve po zvogëlohet. Marrë në përgjithësi, tani po flas për numrin e përgjithshëm të nxënësve , në shtatë vitet e fundit , numri nxënësve ka rënë për rreth 25 për qind në krahasim me numrin që e kemi pasur në vitin shkollor 2007/2008 dhe këtë vit ”, deklaroi Zhivko Kërstevski – udhëheqës i sektorit për arsim, Kumanovë.

Përfaqësuesit e shkollave me mësim në gjuhën shqipe thonë se ky trend i rënies së numrit të nxënësve më i theksuar është nga koha e liberalizimit të vizave, që do të thotë se familje të shumta për shkak të kushteve të vështira ekonomike, kanë shkuar në vendet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button