Rriten tensionet mes Turqisë e Rusisë pas incidentit në Egje

Incidenti i sotëm në ujërat e Detit Egje, me shuma gjasa do të rrisë edhe më tej tensionin që ka përfshirë Rusinë dhe Turqinë, që pas rrëzimit të avionit rus në kufirin me Sirinë.

Mediat turke shkruajnë se “incidenti i sotëm ka të ngjarë të rrisë edhe më tej tensionet midis dy vendeve të cilët janë në mosmarrëveshje serioze rreth çështjes së Sirisë dhe rrëzimit të avionit rus nga Turqia muajin e kaluar”.

Agjencia e lajmeve turke “Hyrriet”, teksa raporton për incidentin e sotëm, ku një luftanije ruse ka qëlluar mbi një anije turke peshkimi sepse po i afrohej shumë pranë kufirit rus, kujton deklaratat e Presidentit rus Vladimir Putin, i cili e quajti rrëzimin e avionit rus “një thikë në shpinë” nga Turqia, e që më pas ka imponuar sanksione ekonomike për Turqinë si një masë në shenjë hakmarrjeje.

Pak ditë më parë, Turqia u ankua për Rusinë mbi një incident në të cilin një marinar rus është fotografuar duke mbajtur në krahë një raketë mbi kuvertën e një anije detare teksa kalonte nëpër Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button