Ahmeti në takim me Bejlin ka shprehur shqetësim për shpërndarjen e ideologjive të huaja në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në rezidencën amerikane në Shkup ku është takuar me Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ahmeti dhe Bejli shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos për përfundim të krizës, por edhe për integrimin euro-atlantik dhe sfidat me ekstremizmin fetar dhe pjesëmarrjen në konflikte të huaja dhe investimet amerikane në Maqedoni.

“Pjesët kryesore dhe më të ndjeshme të marrëveshjes tashmë janë zbatuar dhe palët nuk duhet të bëjnë pengesa dhe të kërkojnë arsyetime nga më të ndryshmet për të penguar zbatimin e plotë të obligimeve, por të japin kontribut për ti tejkaluar pengesat menjëherë.” u shpreh Ahmeti.

Ai përsëriti qëndrimin e tij për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesë e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ahmeti, si që lajmëron kabineti i tij, ka shprehur shqetësim për shpërndarjen e ideologjive të huaja në vend dhe rajon.

“Jam i bindur që qytetarët i refuzojnë këto përpjekje për të instaluar bindje të huaja për kulturën dhe traditën tonë.” ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button